Një mjek kujdestar ka raportuar se një person i panjohur nga pakënaqësia lidhur me trajtimin ndaj tij e kishte sulmuar fizikisht.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:12 në Spitalit “Sheikh Zayed”, në Vushtrri.


Ndërkaq, rasti është cilësiar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“Spitali Sheikh Zayed, Vushtrri 19.10.2026, 14:42. Ankuesi mashkull kosovar, mjek kujdestar, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nga pakënaqësia lidhur me trajtimin ndaj tij e kishte sulmuar fizikisht”, thuhet në raport. /Telegrafi/