Aktualitet

Balluku me avokatin në SPAK/Prani e shtuar efektivësh te Prokuroria e Posaçme!

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme, ku qëndroi rreth 30 minuta. Në mjediset e jashtme të SPAK-ut u konstatua prani e madhe policie.

Balluku shoqërohej nga avokati i saj, Ardian Kalia, i cili citohet të jetë shprehur:

Jemi në fazë hetimesh. Do të ketë dhe një zgjatje.

Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK-u për shkelje të barazisë në tendera te Unaza e Madhe dhe Tuneli i Llogarasë.

Po ashtu, po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. SPAK-u i sekuestroi Ballukut dy vila, një në Dhërmi e një në Palasë, të dyshuara se ishin fshehur nën emrin e ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tare.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, vilën super-luksoze në Palasë, Balluku e kishte marrë në formë ryshfeti për dhënien e tenderave, në kohën kur drejtonte Autoritetin Civil.