Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka bërë ditën e sotme një deklaratë të pazakontë në lidhje me protestën e studentëve.
“Secili nga drejtorët bashkë me mësuesit e psikologët e oficerët e sigurisë kanë qenë non stop. Është e rëndësishme mbështetja psikologjike me të cilat përballen nxënëset. Çdo orë që ia merr dhuna janë orë të vjedhura nga jeta e fëmijëve.
Programi dhe orët mësimore do të plotësohen. Kemi bërë përgatitje psikologjike të stafeve. Dhe dje kemi ngritur një ekip psikologësh të dedikuar të cilët do të jenë në dispozicion të fëmijëve dhe prindërve.
Se çdo moment është një traumë. Në të gjitha shkollat ka vijuar procesi mësimor. Nuk ndodh asgjë në shkolla, po janë grupe jashtë kangjellave që tentojnë të turbullojnë”, u shpreh Kumbaro.












