Zhduket një person në Suharekë, rasti po hetohet

Foto: Ilustrim
Një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vendndodhjen e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:57 në rrugën “Avdyl Ramaj”, në Suharekë.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet.
“Rr. “Avdyl Ramaj”, Suharekë 19.10.2026, 12:57. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vendndodhjen e tij. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































