Conference League në RTSH/ Aarhus-Egnatia luhet në Randers, në stadium me kapacitet të reduktuar

Conference League | 53 minuta më parë

Ndeshja e dytë e Egnatias në grupin e ligës së Conference League është vendosur që të luhet në qytetin e Randers-it dhe jo në Aarhus.

Siç dihet ekipi danez për momentin ka nisur modernizimin e infrastrukturës së impiantit të vet dhe për këtë motiv për këtë ndeshje do të përdoret “Cepheus Park”, ku luan takimet e veta ekipi i Randers.

Distanca mes dy qyteteve është rreth 41 minuta me makinë.

Për arsye sigurie mësohet se skuadra pritëse ka vendosur të zvogëlojë pjesëmarrjen e tifozëve në impiant duke nxjerrë nga shitja plot 972 vende.

Ndeshja Aarhus-Egnatia do të luhet të enjtën (22 tetor) në orën 21:00 dhe do të transmetohet direkt në RTSH 1 HD! A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme