Pasagjerët e një fluturimi të kompanisë ajrore Virgin Australia drejt Melburnit, në Australi, u befasuan nga një performancë muzikore e papritur në bord.

Menaxheri i kabinës vendosi të thyejë rutinën e zakonshme të fluturimit, duke nisur të këndojë para udhëtarëve.


Performanca solli një atmosferë ndryshe në kabinë, duke e shndërruar udhëtimin ajror në një përvojë argëtuese.

Në vend të njoftimeve të zakonshme për pasagjerët, këtë herë vëmendjen e mori zëri i pjesëtarit të ekuipazhit.

Ngjarja u kthye në një moment të veçantë për udhëtarët që po udhëtonin drejt qytetit australian. /Telegrafi/