Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog”.
Por studentët kanë shkruar në njërën prej letrave se duhet që të japë dorëheqjen dhe se “dialogun ta shohë në ëndërr”.
Kujtojmë që të rinjtë kanë dalë në protestë prej një jave, ndërsa e kanë përshkallëzuar atë duke argumentuar se kryeministri nuk i dëgjoi kërkesat gjatë protestës paqësore, që nisi në fund të muajit maj.
Ata theksojnë se kërkesa e tyre për dorëheqjen e Ramës mbetet e panegociueshme.














