Nis grumbullimi i studentëve para Universitetit të Politeknikut, pedagogët i bashkohen protestës

20 Tetor 2026 | 10:17

Pak para nisjes së protestës studentore, e cila pritet të nisë këtë të martë në orën 10:00, kanë nisur grumbullimet e para të studentëve jashtë ambienteve të Universitetit Politeknik.

Sipas pamjeve, krahas studentëve, në protestën e sotme janë bashkuar edhe disa pedagogë, pas njoftimit të bërë një ditë më parë nga sindikatat e punonjësve të universiteteve, të cilat kanë njoftuar për një marshim solidariteti.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, kryeministri Edi Rama është shfaqur në një video jashtë ambienteve të Kryeministrisë, ku ka vendosur letra me mbishkrimin “Dialog” mbi disa karrige, në një gjest simbolik për t’u bërë thirrje studentëve për dialog.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Kush do dialog, jam në dispozicion bashkë me qeverinë!

Pasi ka vendosur para Kryeministrisë karriget me mbishkrimin “Dialog”, kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh protestuesve se është i gatshëm për të dialoguar me...
10:16 | 20/10/2026

Rama vendos karriget me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë (VIDEO)

Pak para nisjes së protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë, në ditën e tetë të saj, mëngjesin e kësaj të marte, në ambientet...
09:52 | 20/10/2026

Belinda Balluku paraqitet në SPAK e shoqëruar nga avokati

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur mëngjesin e të martës në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, e shoqëruar nga avokati i saj, Ardian Kalia. Balluku ka...
09:35 | 20/10/2026