Edi Rama provokon të rinjtë protestues që kanë 8 ditë që i kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme.
Në sheshin para Kryeministrisë ai ka vendosur disa karrige ku edhe janë shkruar fjalët “Dialog”. Kjo lëvizje e Ramës vjen pas dhunës barbare të policsë që e ka shndërruar në një forcë sigurie mercenare.
Pasi i dhunoi, i perndoqi i ofendoi, nuk i shtypi dot me akte dhune, e nuk i sprapsi, po bën aktet propagandistike për ti stepur nga kërkesa e tyre për dorëheqjen e tij.
E dialogu, pa kushte sipas kryeministrit, duhet të jetë nën terrorin e rrethimit policor, siç duket edhe nga pamjet
Ndërkohë disa studentë kanë shkuar para Kryeministrisë, duke iu përgjigjur këtij mesazhi provokues të Ramës.
Studentët shprehen të qartë se “nuk ka dialog” , ndërsa shtojnë se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.
© SYRI.net