Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 8-të e protestave studentore, pritet sërish revoltë në Tiranë

‘13 vite vjedhje dhe terror’, Veizi: Qeveria e Ramës po dhunon fëmijët, prindërit të ngrihen kundër regjimit

‘13 vite vjedhje dhe terror’, Veizi: Qeveria e Ramës po dhunon fëmijët, prindërit të ngrihen kundër regjimit

10:03, 20/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qëndrestari Gëzim Veizi, i ftuar në një lidhje Skype në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, akuzoi qeverinë për vjedhje dhe dhunën ndaj studentëve protestues.

Veizi u bëri thirrje prindërve, intelektualëve dhe analistëve që t’u bashkohen të rinjve në shesh, duke theksuar se protestat nuk duhet të mbeten vetëm në duart e studentëve.

“Kemi 13 vjet që vidhemi nga kjo qeveri”, deklaroi Veizi, i cili kërkoi reagim qytetar për të ndalur dhunën dhe terrorin ndaj të rinjve.

Ai kritikoi gjithashtu përdorimin e gazit dhe të mjeteve të tjera kundër protestuesve, duke e cilësuar situatën si një arsye më shumë që qytetarët të ngrihen dhe të kërkojnë llogari nga qeveria.

Pjesë nga intervista:

Kjo qeveri kriminelësh dihet që merr ndihma nga jashtë për të gjunjëzuar popullin, të mbulojë vjedhjet, të mbulojë krimet. Këto janë bërë të ditura në Shqipëri dhe nuk është ndonjë çudi e madhe pse solli dy autobotë nga Turqia, pse solli gaz nga Serbia. Kjo dihet që bëhet vetëm për gjunjëzimin e popullit dhe për ta futur në një diktaturë. E dimë të gjithë sa ka vjedhur kjo qeveri. Kjo ka vetëm një zgjidhje përfundimtare: që populli të vendosë fatet e vendit vetë dhe të mos e lejojë më këtë lloj qeverie që ka zgjedhur këtë formë dhune e terrori, duke na vrarë fëmijët, duke i parë fëmijët tanë të tërhequr zvarrë. Këtu duhet të qëndrojnë të gjithë dhe të thonë: pse po bëhet kjo gjë?

Duhet të mblidhen të gjithë në shesh, të mbështesin po këta të rinj. Të gjithë intelektualët duhet të dalin në shesh, po këta analistë. Por një pjesë e këtyre analistëve nuk e njohin terrenin. Le të vijnë aty dhe ta shohin.

Kemi 13 vjet që vidhemi nga kjo qeveri. Ne e dimë që këta vetëm vjedhin, por problemi qëndron: si do t'i qerojmë, si ta ndalojmë këtë dhunë që të mos na terrorizohen fëmijët? A do të ngrihet edhe pjesa tjetër, këta prindër, këta intelektualë, të vijnë në vijën e parë, prapa fëmijëve?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco