Aktori i njohur nga Kosova, Ylber Bardhi po përballet me një humbje të rëndë familjare. Motra e tij, Besa, ka ndërruar jetë pas një beteje me një sëmundje të rëndë, duke lënë pas dhimbje të madhe te njerëzit e saj të dashur.

Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë aktori përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar edhe një fotografi me të motrën, të shoqëruar me një mesazh të ndjerë lamtumire. “Sot një pjesë e shpirtit tim u shua bashkë me ty”, ka shkruar Bardhi, duke shprehur përmes këtij mesazhi ndjesinë e humbjes së një njeriu të pazëvendësueshëm në jetën e tij. Në fund të mesazhit, ai i ka dedikuar edhe fjalët “Të dua”, duke treguar dashurinë që do të ruajë gjithmonë për të motrën.