Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë mëngjes grupin parlamentar të Partisë Socialiste në Kryesinë e Kuvendit, ku u ka kërkuar deputetëve të vijojnë takimet në terren me qytetarët.

Gjatë takimit, Rama u ka bërë thirrje deputetëve të ruajnë unitetin dhe të qëndrojnë të bashkuar në këtë situatë të vështirë, ndërsa u ka kërkuar të mos ndërpresin komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët.

Kujtojmë se prej 8 ditësh vendi është përfshirë nga protesta masive e të rinjve dhe qytetarëve, të cilët i kërkojnë Ramës dorëheqjen. Ky i fundit në daljet e tij për mediat jo vetëm që ka refuzuar dorëheqjen, por ka sulmuar protestuesit, ndërsa ka përkrahur dhunën e ushtruar nga policia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: