E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pedagogët bashkohen me studentët, marshim nga Universiteti i Tiranës drejt bulevardit
Lajme

Pedagogët bashkohen me studentët, marshim nga Universiteti i Tiranës drejt bulevardit

Pedagogë dhe studentë janë mbledhur paraditen e kësaj të marte përpara Universitetit të Tiranës, në shenjë mbështetjeje për protestën e të rinjve dhe kundërshtimi ndaj dhunës së ushtruar nga Policia gjatë ditëve të fundit.

Përfaqësues të stafeve akademike nga universitete të ndryshme të kryeqytetit i janë bashkuar qëndrimit të studentëve, duke dënuar në deklaratën e tyre përdorimin e dhunës policore ndaj protestuesve.

Prania e pedagogëve synon të shprehë solidaritetin e komunitetit akademik me studentët, në një kohë kur protestat vijojnë dhe tensionet mbeten të larta.

Marshimi drejt bulevardit

Pas grumbullimit përpara Universitetit të Tiranës, pedagogët dhe studentët pritet të nisin marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ende nuk është bërë e ditur nëse marshimi do të vijojë deri përpara Kryeministrisë apo nëse do të ketë një ndalesë në këtë zonë. Lëvizja pritet të shënojë një tjetër zhvillim në protestat e ditëve të fundit, tashmë me përfshirjen e drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të komunitetit akademik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.