Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS në Kryesinë e Kuvendit.
Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Tabaku ka shkruar se kryeministri Edi Rama rrethohet nga qindra policë, sepse ka frikë nga populli.
Duke theksuar se koha e kryeministrit Rama ka përfunduar, Tabaku tha se deputetët e tij gjatë kësaj jave janë në ‘arrest shtëpie’, sepse sipas saj, populli nuk i do më.
Reagimi i Tabakut:
Një kryeministër në ikje, që rrethohet nga qindra policë sepse ka frikë nga populli, ka shkuar sot në Kryesinë e Kuvendit për të mbledhur grupin parlamentar të PS-së.
Deputetët e tij kanë një javë në «arrest shtëpie», sepse Shqipëria nuk i do më.
Kot lodhet! Koha e tij ka përfunduar








