“Rama ka shtruar sheshin e dialogut”, Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Studentët të ulen

20 Tetor 2026 | 10:50

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ftoi studentët të ulen në dialog me kryeministrin Edi Rama.

“Thirrja ime për të gjithë është protestuesit për dialog, janë vendosur karriget, gjithçka është gati. Protestuesit duhet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, duhet të ulemi. Grupi i PS dënon dhunën. Unë kam qenë ministër i brendshëm dhe mos prisni kurrë nga ta nis nga policët, ngritja e dorës ndaj policisë së shteti është vepër penale. E vetmja gjë nga dallojnë protestat tonë, nëse në Francë 3 në 4 të lënduar janë protestues, në Shqipëri 2 në 3 janë policë”, tha Balla.

Balla theksoi se kërkesat e studentëve duhet të dëgjohen dhe propozoi një “Pakt 2.0 për universitetin”, me fokus përmirësimin e kushteve në konvikte dhe adresimin e problematikave në arsimin e lartë.

“Studentët e meritojnë të dëgjohen. Koha për të pasur Paktin 2.0 për universitetin është tani. Kush ka kërkesa që lidhen me gjithçka që kërkojnë studentët, për kushte më të mira në konvikte, ditën e enjte votojmë në Kuvend një marrëveshje me Republikën Federale të Gjermanisë për të investuar më shumë në konvikte. Mos harrojmë që gjithë këto dëme që janë bërë në bulevard apo biznese shkojnë përtej një investimi që do të duhej për të bërë korpusin e ri të universitetit”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni problem se PD ka 1 mijë pedagogë”? Analisti debat me Klosin: PS ka 850 mijë vota

Gazetari dhe analisti, Arion Sulo i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë...
22:40 | 20/10/2026

Berisha: Asnjë lidhje protestat në Paris me atë që po ndodh në Tiranë! Ramës i dështoi plani me sulmin mbi selinë e PD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen me drejtuesit e degëve të PD-së në Tiranë ka folur lidhur me protestën....
21:44 | 20/10/2026

Policia zbardh detajet e para të ngjarjes në Tiranë, 46-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës (EMRI)

Policia e Tiranës ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, ku një person është...
21:34 | 20/10/2026