Pedagogu Sandër Kovaçi, u ka bërë thirrje prindërve dhe qytetarëve të mbështesin protestën e studentëve dhe nxënësve shqiptarë, duke njoftuar një marshim drejt Kryeministrisë kundër dhunës policore.
Ai i është përgjigjur edhe thirrjes së kryeministrit Edi Rama për dialog, duke theksuar se palë në bisedime duhet të jenë studentët.
Të lidhura
None found
“Ju bëjmë thirrje prindërve dhe qytetarëve që të mbështesin protestën e studentëve dhe nxënësve shqiptarë. Në mënyrë simbolike sot do të kemi përpara një baner që bën thirrje kundër dhunës së policisë dhe do të marshojmë drejt kryeministrisë. Mora vesh që ka vendosur ca karrige rozë dhe thotë që ju pres për dialog. Zoti kryeministër, pedagogët nuk kanë dialog me ju, me ju kanë dialog studentët. Zgjidhni problemet me studentët, atëherë keni zgjidhur edhe problemin e pedagogëve. Nuk ka komunikim me pedagogët”, tha pedagogu.






