Aleksandër Kovaçi: Kreu i sindikatës të pedagoge të arsimit të lartë deklaroi para nisjes së marshimit në Tiranës, se, ‘ne kemi vendosur që në mënyrë simbolike ne të bëjmë një marsh kundër dhunës së policisë dhe shprehim solidaritetin e plotë me studentët’.
Aleksandër Kovaçi: Ministria e Arsimit dhe qeveria nuk ka një program të qartë për arsimin dhe ka rënë në pikate. Në këtë situatë është edhe universiteti.
Studentët tanë përballen me vështirësi ekonomike, me vështirësi në infrastrukturë, e po ashtu edhe profesorati, në biblioteka, në strehim. Dhe gjithë këto probleme agravuan pozicionin e tyre. Natyrisht qeveria me gjithë kërkesat që kemi bërë edhe ne si sindikatë që në Mars të këtij viti nuk kanë denjuar as të përgjigjen zyrtarisht një shkrese zyrtare me numër protokolli, pra kjo është një qeveri që nuk dëgjon. Dhe meqenëse nuk dëgjoi edhe studentët edhe lëvizjen që me 31 maj e deri para një jave, është logjikë që do eskalonte kjo lëvizje. Kur nuk u përgjigjesh protestuesve paqësore, duhet tu përgjigjesh protestuesve të revoltuar dhe të martën e kaluar pikërisht shpërtheu revolta e mos dëgjimit të qeverisë. Fatkeqësisht qeveria dhe kryeministri në vend që tu përgjigjej protestuesve paqësorë, sot ajo ju përgjigj me dhunë.
Ajo çfarë është më e keqja është se ne kemi parë persona civilë të paidentifikuar që rrezikojnë jetën e qytetarëve. Prandaj në si profesorat me të drejtë jemi shqetësuar. Dhe këtë profesorati e ka treguar qoftë me prezencë tek studentët, qoftë me statuset e tyre ku kanë shprehur shqetësimin për këtë brutalitet policor që është i papranueshëm. I bëjmë thirrje përfaqësive diplomatike të huaja, Parlamentit Evropian, KE, ambasadës së SHBA dhe BE dhe gjithë ambasadave të vendeve të BE që të hedhin sytë nga ky brutalitet dhe të mos lejojnë që këtu të eskalojë situata edhe më tej. Dhe në mbështetje të tyre ne kemi vendosur që në mënyrë simbolike ne të bëjmë një marsh kundër dhunës së policisë dhe shprehim solidaritetin e plotë me studentët.
© SYRI.net