Kryeministri Edi Rama ka dërguar drejtoreshën e MIA-s, Manjola Hasa, para Kryeministrisë për të përcjellë ftesën e qeverisë për dialog me studentët dhe qytetarët që prej ditësh protestojnë në Tiranë.
Por prania e saj nuk është pritur mirë nga protestuesit.
Studentë dhe akademikë e kanë kundërshtuar, duke i kërkuar të largohet dhe duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.













