Tregu i punës në Kosovë pritet të bëhet edhe më dinamik në vitet e ardhshme, veçanërisht për shkak të zhvillimeve teknologjike dhe mënyrës se si ato po ndryshojnë kërkesat për aftësi profesionale.

Duke folur për atë se si mund të duket tregu i punës pas pesë vitesh, Flandra Marmullaku thekson se përshtatja me teknologjitë e reja do të jetë një nga sfidat dhe kërkesat kryesore për fuqinë punëtore.


“Pesë vitet e ardhshme kanë me pasë një dinamikë edhe shumë më të madhe, sidomos në adaptimin me teknologjitë e reja dhe me zhvillimet që kanë ardhur prej zhvillimit teknologjik.”

Sipas saj, krahas njohurive profesionale, gjithnjë e më shumë do të kërkohen edhe aftësi që lidhen me mënyrën e të menduarit dhe zgjidhjen e situatave konkrete.

“Gjithmonë kanë me u dashtë kuadro edhe zhvillim i aftësive në mendimin kritik dhe në zgjidhjen e problemeve, sepse aty po kemi ngecje edhe ne në Kosovë, por mendoj që edhe globalisht po përballen me këtë pjesë.”

Për Marmullakun, pikërisht këto janë disa nga fushat ku duhet të ketë më shumë fokus në të ardhmen, në mënyrë që fuqia punëtore të jetë më e përgatitur për ndryshimet që po sjell teknologjia dhe për kërkesat që do të ketë tregu i punës.

Podcasti “Gati për Tregun e Punës” realizohet në kuadër të projektit “Matching Skills to Jobs”, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i implementuar nga Swisscontact.

Ndiqeni podcastin e plotë:

- YouTube www.youtube.com