Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tjetri, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.
Në dëshminë e tij, Manzi ka treguar se konflikti nisi për shkak të punimeve që po kryenin vëllezërit Ismaili dhe lëvizjes së një betoniereje pranë banesës së familjes së tij.
Sipas tij, familja u kishte kërkuar që mjeti të kalonte nga një rrugë alternative, pasi manovrat e tij krijonin probleme.
“Vëllezërit Ismaili po kryenin punime dhe betoniera vinte para shtëpisë sonë. Ne i kërkuam ta kalonin në një rrugë alternative, sepse duhej të bënte shumë manovra. Ata na i kthyen keq”, ka deklaruar ai.
Më tej, Manzi ka pretenduar se Shefqet Ismaili kishte shtyrë dhe goditur prindërit e tij. Sipas dëshmisë, pasi mori vesh për këtë incident, ai u zemërua dhe e goditi Shefqet Ismailin.
“Kur e mora vesh këtë, u nxehja dhe e godita. Pastaj erdhën dy vëllezërit e tij. Nazmi Ismaili. Sherri degradoi dhe unë i qëllova me pistoletë”, ka deklaruar Manzi.














