
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë mëngjes grupin parlamentar të Partisë Socialiste në Kryesinë e Kuvendit, ku u ka kërkuar deputetëve të vijojnë takimet në terren dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët.
Gjatë mbledhjes, Rama u ka bërë thirrje deputetëve të ruajnë unitetin dhe të qëndrojnë të bashkuar përballë situatës së krijuar, duke theksuar rëndësinë e kontaktit me qytetarët.
Takimi zhvillohet në ditën e tetë të protestave masive të të rinjve dhe qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.
Në daljet e tij publike, Rama ka refuzuar të japë dorëheqjen, ndërsa ka kritikuar protestuesit dhe ka mbrojtur reagimin e Policisë së Shtetit gjatë protestave.