Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), së bashku me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka vijuar ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, që i jepet futbollistit më të spikatur të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.
Të lidhura
None found
Pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së dhjetë, këtë vlerësim e ka marrë futbollisti i FC Prishtina, Rin Ahmeti.
Ahmeti u bë protagonist kryesor në fitoren e rëndësishme të skuadrës kryeqytetase në transfertën ndaj FC Ballkanit në Suharekë, pasi shënoi golin që vendosi takimin.
Goli i tij i siguroi FC Prishtinës tri pikë me shumë vlerë në kampionat, ndërsa paraqitja e përgjithshme e futbollistit ishte një kontribut i rëndësishëm për suksesin e ekipit.
Vendimi për ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” është marrë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.





