BE-ja mbron buxhetin për “Evropën Globale”, në fokus mbështetja për vendet kandidate
Komisioni Evropian ka mbrojtur propozimin për një buxhet ambicioz për programin “Evropa Globale”, duke e cilësuar atë thelbësor për mbështetjen e vendeve kandidate për anëtarësim, forcimin e partneriteteve dhe promovimin e interesave të Bashkimit Evropian.
“Komisioni ka propozuar një buxhet ambicioz për Evropën Globale, i cili është thelbësor për të siguruar mbështetje para-anëtarësimit, për të promovuar interesat e BE-së dhe të vendeve partnere, për të forcuar partneritetet, për të mbështetur vlerat e BE-së dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive krizave”, thuhet në letër.
Çështja e buxhetit u diskutua edhe në samitin e fundit të liderëve të BE-së, ku propozimi irlandez nuk arriti të siguronte mbështetjen e shumicës së udhëheqësve evropianë.
Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, pritet të paraqesë një propozim të ri kompromisi përpara samitit të posaçëm të 26 nëntorit.
Letra e Komisionit Evropian shihet si një përpjekje për të ndikuar në hartimin e këtij kompromisi, në një kohë kur buxheti i ardhshëm i BE-së dhe financimi i politikave të jashtme, përfshirë mbështetjen për vendet që synojnë anëtarësimin në Union, mbeten çështje të rëndësishme për institucionet evropiane.
Francë, Bashkia historike e Limoges kthehet në hi. Imazhe të reja kapin shkallën e shkatërrimit (VIDEO)
Grabitje, shkatërrime dhe përplasje me policinë, anarki në rrugët e Milanos. Salvini njofton vendosjen e 500 ushtarëve shtesë
Frikë për një shpërthim të ri në Francë pavarësisht masave të rrepta pas plaçkitjeve, fatura nga incidentet 1.2 miliardë euro
- 11:08 Studentët e Korçës pa vendim për vijimin e protestës, ndahen qëndrimet mes bojkotit dhe vijimit të mësimit
- 10:59 “Pa dorëheqje nuk ka dialog”- Protestuesit përmbysin karriget e vendosura nga Rama para Kryeministrisë
- 10:50 Vlorë, vijon normalisht procesi mësimor në universitet
- 10:50 “Rama ka shtruar sheshin e dialogut”, Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Studentët të ulen
- 10:48 LIVE-Dita e 8-të e protestës, studentët dhe pedagogët mblidhen para Kryeministrisë. Refuzohet ftesa e Ramës për dialog
- 10:39 Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë