Është zbardhur dëshmia e autorit që vrau një ditë më parë dy vëllezër dhe la një tjetër të plagosur.
Në dëshminë e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, thuhet se Ngushellim Manzi ka thënë:
“Vëllezërit islami po kryenin punime dhe betoniera vinte para shtëpisë tonë. Ne i kërkuam ta kalonin te një rruge alternative se duhet të bënte shumë manovra. Ata na i kthyen keq.
Shefqet Ismailajn kishte shtyrë dhe goditur prindërit e mi. Kur e mora vesh këtë u nxeha dhe e godita. Pastaj erdhën dy vëllezërit e tij. Nazmi Ismailajn. Sherri degradoi dhe unë i qëllova me pistolete”.
Ushtaraku 40-vjeçar Ngushellim Manzi vrau dje me armë zjarri vëllezërit Selam dhe Nazmi Ismaili, si dhe ka lënë të plagosur rëndë Shefqet Ismaili.


