Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë ushtrime ushtarake në lokacionin e Harilaqit, në Komunën e Fushë Kosovës, më 23 dhe 30 tetor 2026.

Sipas njoftimit të Komunës së Fushë Kosovës, më 23 tetor do të mbahen ushtrime praktike me shpërthimin e minave artizanale, ndërsa më 30 tetor janë planifikuar ushtrime praktike me eksplozivë detarë.


Komuna ka bërë të ditur se aktivitetet e FSK-së do të zhvillohen gjatë periudhës 13 tetor – 5 nëntor 2026.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët mund të vërejnë lëvizje të shtuara të trupave dhe automjeteve ushtarake, si dhe zhurma që vijnë nga aktivitetet trajnuese.

Sipas komunës, këto aktivitete janë pjesë e trajnimeve të rregullta të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Telegrafi/