Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, deklaroi se do të mblidhen çdo ditë në protestë derisa kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen.
Nga përpara Kryeministrisë, ku janë mbledhur në protestë në mbështetje të studentëve, Kovaçi deklaroi se duhet t’i hapet rruga një qeverie të re.
“U grumbulluam atje para Korpusit. Nuk do të ndalemi deri në dorëheqjen e Ramës. Do të grumbullohemi çdo ditë. Janë karriget më këtu? Ato u përmbysën se janë për studentët.
Pedagogët janë me studentët, ne mbështesim studentët. Thojini zonjës së qeverisë që të largohet nga këtu! Kërkesa jonë është dorëheqja e Ramës, hapja e rrugës për qeveri të re. Një Shqipëri e re!”, tha ai.













