AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rama paralajmëron masa represive penale dhe administrative ndaj protestuesve

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi uljen e mundshme të moshës së përgjegjësisë penale, masa për t'i detyruar protestuesit të paguajnë dëmet dhe ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç. Ai akuzoi mediat, grupet politike dhe aktorë të huaj se po shfrytëzojnë pakënaqësitë e të rinjve për të destabilizuar vendin nëpërmjet ‘luftës hibride’.

BIRNngaBIRN
57 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit
Kryeministri Edi Rama gjatë seancës që rrëzoi kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut. Foto: LSA.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të martën në mëngjes një paketë të re masash penale dhe administrative në përgjigje të protestave antiqeveritare që kanë përfshirë Shqipërinë prej më shumë se një jave, duke hedhur poshtë akuzat për dhunë disproporcionale të policisë dhe duke fajësuar grupe ekstremiste, mediat dhe aktorë të huaj për përshkallëzimin e përplasjeve.

Në një takim me drejtues të institucioneve arsimore, Rama deklaroi se protestat, të cilat nisën si shprehje e pakënaqësive qytetare, ishin shndërruar në një përpjekje të organizuar për të destabilizuar vendin dhe për të penguar procesin e integrimit europian.

Sipas tij, pjesëmarrja e nxënësve dhe studentëve po përdoret për të krijuar përshtypjen se protestat janë një lëvizje për arsimin, ndërsa dhuna, pretendoi ai, ushtrohet nga grupe të organizuara, ku përfshihen edhe të rinj të radikalizuar politikisht.

“Ushtrimi i të drejtës për të protestuar është një liri kushtetuese e pamohueshme për askënd,” tha Rama. “Këtu nuk flasim për ushtrimin e të drejtës kushtetuese për të protestuar, këtu flasim për ushtrimin e dhunës”, shtoi ai.

Kryeministri pretendoi se mes personave të përfshirë në përplasjet me policinë kishte të rinj të maskuar, të paguar dhe të sjellë nga periferitë, por nuk paraqiti prova në mbështetje të këtyre akuzave.

Ai pranoi se pakënaqësitë që kanë nxitur protestat janë reale, duke përmendur koston e lartë të jetesës, vështirësitë e strehimit dhe pasigurinë për të ardhmen. Megjithatë, Rama pretendoi se këto shqetësime po shfrytëzoheshin nga grupe të interesuara për rrëzimin e qeverisë.

“Është një luftë hibride e cila natyrisht funksionon deri në këtë masë sepse bazohet tek shqetësime reale, jo tek fantazira”, deklaroi ai.

Rama akuzoi gjithashtu aktorë të huaj për nxitjen e trazirave, duke pretenduar se qëllimi i tyre është destabilizimi i Shqipërisë dhe frenimi i negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Paketa e masave dhe përgjegjësia e prindërve

Prej një jave, Tirana dhe qytete të tjera të vendit janë përfshirë nga një valë protestash të studentëve dhe nxënësve të shkollave, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për korrupsionin e përhapur, mungesën e perspektivës për të rinjtë dhe rritjen e kostos së jetesës. Protesta janë përshkallëzuar në përleshje mes të rinjëve dhe policisë. Protestuesit kanë hedhur gurë dhe koktej molotov, ndërsa policia është kundërpërgjigjur gaz lotsjellës, autobote me ujë dhe plumba gome për të shpërndarë turmat.

Në përgjigje të dhunës dhe dëmtimeve të pronës gjatë protestave, Rama njoftoi se qeveria po përgatit një paketë masash që nuk do të kufizohet vetëm te përgjegjësia penale.

Sipas tij, personat që dëmtojnë pronën publike dhe private duhet të detyrohen të paguajnë kostot e riparimit, ndërsa përgjegjësia financiare mund të shtrihet edhe te prindërit e të miturve të përfshirë në incidente.

“Kush shkatërron duhet të paguajë”, deklaroi Rama, duke paralajmëruar se shteti do të kërkojë dëmshpërblimin për çdo dëmtim të pronës publike.

Sipas Ramës, qeveria po shqyrton edhe mundësinë e uljes së moshës së përgjegjësisë penale, një ndryshim që mund të ketë pasoja të rëndësishme për mënyrën se si sistemi i drejtësisë trajton fëmijët në konflikt me ligjin.

“Është një opsion që ne do ta studiojmë. Po e studiojmë dhe do ta shohim nëse do të duhet ta ulim moshën për dënimin penal”, deklaroi ai.

Paralajmërimi vjen në një kohë kur ndërhyrjet e policisë gjatë protestave, përfshirë ndalimin e të miturve dhe përdorimin e forcës ndaj demonstruesve, kanë shkaktuar reagime nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe shoqatat e gazetarëve.

Rama kërkon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Një tjetër masë e paralajmëruar nga kryeministri është ndalimi i përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç.

Rama deklaroi se qeveria po studion përvojat ndërkombëtare për të përcaktuar mënyrën e zbatimit të një kufizimi të tillë, duke argumentuar se platformat digjitale po ndikojnë negativisht në sjelljen dhe zhvillimin social të të rinjve.

Ai veçoi TikTok-un dhe algoritmet e rrjeteve sociale, të cilat, sipas tij, i ekspozojnë fëmijët ndaj përmbajtjeve që nxisin agresivitetin dhe radikalizimin.

“Jam i bindur që duhet”, tha Rama për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, duke shtuar se mbetet për t’u përcaktuar mënyra e realizimit të kësaj mase.

Kryeministri e lidhi pjesëmarrjen e disa të miturve në incidentet e dhunshme me ndikimin e platformave digjitale, ndërsa u kërkoi drejtuesve të shkollave të dokumentojnë ngjarjet e ditëve të fundit përmes ditarëve të përditshëm.

Sipas tij, këto shënime do të shërbejnë për të identifikuar nxënësit që kanë nevojë për mbështetje psikologjike dhe programe të posaçme ndërhyrjeje.

Mediat dhe kundërshtarët politikë në shënjestër

Një pjesë e konsiderueshme e fjalimit të Ramës iu kushtua sulmeve ndaj mediave dhe zërave kritikë, të cilët kryeministri i akuzoi se po nxisin protestat për interesa politike dhe ekonomike.

“Edhe më keq sesa agresioni i gurëve është agresioni i mediave”, deklaroi ai.

Sipas Ramës, një pjesë e mediave janë rreshtuar në një front që synon ta kthejë pakënaqësinë sociale në një lëvizje të dhunshme për rrëzimin e qeverisë.

Ai pretendoi se raportimet për përdorimin e forcës nga policia krijojnë një perceptim të deformuar të realitetit dhe shërbejnë për të amplifikuar tensionet.

Kryeministri sulmoi gjithashtu pedagogë dhe intelektualë që kanë mbështetur protestat ose i kanë krahasuar ato me lëvizjen studentore që çoi në rrëzimin e regjimit komunist në fillim të viteve 1990.

Rama i lidhi trazirat aktuale edhe me protestat e mëparshme kundër projektit turistik të lidhur me Jared Kushner në Zvërnec, duke pretenduar se grupe të interesuara për destabilizimin e vendit ishin përfshirë në atë lëvizje.

“Dihej që kur nën puplat e flamengove u fshehën edhe duart që sot kanë dalë haptas”, deklaroi ai, duke iu referuar simbolikës së protestave për mbrojtjen e peizazhit të mbrojtur Vjosë-Nartë.

Megjithëse përsëriti se qeveria është e gatshme të dialogojë me qytetarët për pakënaqësitë e tyre, Rama përjashtoi mundësinë që protestat të imponojnë largimin e tij nga pushteti.

Ai këmbënguli se policia ka treguar vetëpërmbajtje dhe paralajmëroi se shteti do të përdorë instrumentet ligjore kundër personave përgjegjës për dhunën dhe dëmtimet e pronës.

Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Rama paralajmëron masa represive penale dhe administrative ndaj protestuesve

11:39 | 20/10/2026
Negociatat me Shqipërinë, BE: Lufta kundër korrupsionit ende e pamjaftueshme

Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

07:41 | 20/10/2026
dsc 5641

AGSH denoncon dhunën policore ndaj gazetarëve

22:59 | 19/10/2026
8be525ab 885d 47e9 b084 b0e3da0ebd88

“Populli nuk duron më”: Zhgënjimi që ushqen revoltën kundër Ramës

22:35 | 19/10/2026
e59xgso 20241007 200417 071024732 2

Akademikët e diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën

18:05 | 19/10/2026
whatsapp image 2026 10 15 at 1.02.57 pm (1)

Banka e Shqipërisë: Depozitat janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve gjatë protestave

13:28 | 19/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.