Një qytetar i pranishëm në protestën e pedagogëve përballë Kryeministrisë ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj klasës politike, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për mungesë sinqeriteti në thirrjet për dialog. I pyetur nga gazetari i ”Koha Jonë”, Daniel Muçaku nëse ishte dakord me thirrjen e Ramës për dialog, qytetari u shpreh se fjalët e kryeministrit nuk përputhen me veprimet e tij.
“Rama ndryshe flet e ndryshe bën. Të thotë hajde dialog, pastaj, sa të marrë përsëri mbështetje, të mohon kokë e tokë”, deklaroi ai, duke theksuar se Shqipërisë i duhen të rinj të aftë, vizionarë dhe të përkushtuar ndaj vendit, e jo njerëz që shiten për interesa të vogla.
Qytetari tha se prej 35 vitesh ka qenë dëshmitar i mashtrimeve politike, duke kritikuar ashpër si Edi Ramën, ashtu edhe Sali Berishën. Ai paralajmëroi gjithashtu se, sipas tij, vendi nuk mund të ecë përpara përmes përplasjeve dhe politikave që prodhojnë kaos.
Gazetari: Rama bëri thirrje për dialog jeni dakort?
Qytetari: Rama ndryshe flet e ndryshe bën. Rama të thotë hajde dialog pastaj sa të marri përsëri mbështetje, ai të mohon kokë, tokë edhe mbarë Shqiptari, rini edhe të aftë, vizionarët që të ndërtojnë t’i shërbejnë kësaj Shqipërie, jo të shiten për leçka, se është jetë, liri. Nuk është përrallë si mendon ai.
Gazetari: Pse jeni sot në protestë?
Qytetari: Jam në protestë edhe ditë e natë, kam qenë 35 vite na ka mashtruar këta dy legenë, gja po sillnin demokraci, po kemi anarshi, kasapri, si rafshoi shoku Sali, bashkë me armët që ka, edhe ky do me rafshu përsëri, por jo nuk i shkon as me ne, as me studentët.
