Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, se gjykata është e pavarur dhe gjykatësit nuk ndikohen nga faktorë të jashtëm.
Të lidhura
None found
Gruda vuri në dukje se, edhe pse askush nuk mund t’i tregojë gjykatës si ta interpretojë ligjin, ajo nuk ka të drejtë të vendosë vetë se cilin ligj do të zbatojë.
Ai rikujtoi se ligjet miratohen nga Kuvendi, kurse gjykatës i takon t’i interpretojë dhe t’i zbatojë. Për këtë arsye, sipas Grudës, pasi ligji i ri për Gjykatën Speciale të hyjë në fuqi, gjykata duhet ta zbatojë atë.






