Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestat/ Një grup pedagogësh në krah të studentëve: Ndalni dhunën, si mund të jetojnë me 100 euro? Po kërcënohen me heqjen e bursave

    “Liderin tonë e zgjedhim vetë”, Blendi Klosi i bindur: Rama do t’i fitojë edhe zgjedhjet e 2027 dhe në 2029!

    Evis Kushi thirrje studentëve dhe prindërve: Distancohuni nga dhuna, po përdoren minorenët!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Protestat/ Një grup pedagogësh në krah të studentëve: Ndalni dhunën, si mund të jetojnë me 100 euro? Po kërcënohen me heqjen e bursave
    Aktualitet

    Protestat/ Një grup pedagogësh në krah të studentëve: Ndalni dhunën, si mund të jetojnë me 100 euro? Po kërcënohen me heqjen e bursave

    October 20, 2026
    Protestat/ Një grup pedagogësh në krah të studentëve: Ndalni dhunën, si mund të jetojnë me 100 euro? Po kërcënohen me heqjen e bursave

    Një grup pedagogësh i janë bashkuar protestës së studentëve dhe marshuan para kryeministrisë. Një pedagoge e Universitetit të Tiranës tha për Report Tv se studentët përballen me vështirësi ekonomike, tarifa të larta dhe mungesë infrastrukture, ndërsa kritikoi paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për heqjen e bursave për studentët që përfshihen në akte dhune në protesë.

    “Jam pedagoge në Universitetin e Tiranës. Nuk kemi vendosur sot, kemi qenë që në ditën e parë me ta. Sindikata ka dhënë deklaratë që më 15 tetor. Kërkesat e tyre janë kërkesat e të gjithëve ne. Kushtet e studentëve shqiptarë nuk krahasohen me kushtet e kolegëve të tyre nëpër botë. Me 100 euro duhet të jetojë një student. Ai del dhe thotë: ‘Do t’u heq edhe bursat’. Me çfarë të drejte? Kush është ai?

    Problemet që kanë studentët janë probleme ekzistenciale të çdo familjeje shqiptare. Nuk e përballojnë jetën në Tiranë e në rrethe. Taksat janë shumë të larta, nuk kanë infrastrukturën e duhur shkollore. Janë të detyruar ose të marrin rrugët e botës, ose të dalin në rrugë. Intelektualët s’duhet t’i lëmë të dalin në rrugë, por duhet t’i vlerësojmë me atë çfarë u takon”, tha një pedagoge nga Universitet ii Tiranës për Report Tv.

    Një tjetër pedagog, nga një universitet katolik në kryeqytet, akuzoi policinë për përdorim të dhunës ndaj studentëve gjatë protestave, duke pretenduar se janë goditur edhe grupet e ndihmës së shpejtë.

    “Jam pedagog pranë një universiteti katolik në Tiranë. Dikur studentët morën në dorë fatin e tyre. Në të gjitha këto ditë që kemi parë dhunë represive, i kemi parë ata të përndiqen në stilin e Gestapos në rrugicat e Tiranës. Për shkak të një pjese të dhunshme të protestës, janë tmerruar studentët.

    Studentët e mi kanë qenë pranë grupeve të ndihmës së shpejtë. Janë sulmuar me molotovë, ujë, gaz dhe plumba gome. Edhe në luftë nuk goditet ndihma e parë, ndonëse kanë ndihmuar edhe policë. Ata kanë marrë frikë nga represioni që iu është komunikuar dje nga kryeministri. Nuk e di me çfarë baze ligjore thotë se kush ka marrë pjesë në protestë do të dënohet. Ky është represion, kjo është tentativë e dështuar e shtypjes së problemeve. Nuk ka diskutim me dhunuesit”, tha ai.

    100 euro për studentët aktualiteti shqiptar Arsimi i Lartë bursat e studentëve dhuna në protesta heqja e bursave kërcënimet ndaj studentëve kushtet ekonomike të studentëve mbështetja e pedagogëve pedagogët në protestë protestat në Shqipëri protestat në Tiranë studentët në protestë të drejtat e studentëve thirrje për ndalimin e dhunës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestat/ Një grup pedagogësh në krah të studentëve: Ndalni dhunën, si mund të jetojnë me 100 euro? Po kërcënohen me heqjen e bursave

    October 20, 2026

    “Liderin tonë e zgjedhim vetë”, Blendi Klosi i bindur: Rama do t’i fitojë edhe zgjedhjet e 2027 dhe në 2029!

    October 20, 2026

    Evis Kushi thirrje studentëve dhe prindërve: Distancohuni nga dhuna, po përdoren minorenët!

    October 20, 2026

    Zbardhet dëshmia e autorit që vrau 2 vëllezërit në Kamëz: U nxeha, i qëllova me pistoletë

    October 20, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.