Një i ri në protestë kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës, duke deklaruar se kjo është e vetmja rrugë për çlirimin e vendit.
Ai foli pë gjendjen në shëndetësi, duke treguar se të ëmën u detyrua ta operonte në privat, ndërsa solli në vëmendje edhe atë që e cilësoi si padrejtësi ndaj të atit, profesor biologjie, të transferuar në një shkollë 9-vjeçare.
“Protestoj për gjithçka. Shteti ka rënë, nuk funksionon asgjë”, u shpreh i riu.
Ai e bëri të qartë qëndrimin e protestuesve: “Vetëm për dorëheqje jemi të gjithë këtu, për dialog asnjëri”.
Fjala e tij:
Kërkoj dorëheqjen e Edi Ramës në kohë sa më të shpejtë dhe nuk ka rrugë tjetër për të çliruar vendin. Protestoj për spitalet, ku mamin tim u detyrova ta operoj te privati. Protestoj për arsimin, ku në 2013 këta komunistat e Bulqizës ma transferuan babin në një shkollë tjetër. Babi im ishte profesor gjimnazi, biolog. Ma transferuan në një shkollë 9-vjeçare me klasa kolektive. Protestoj për gjithçka. Shteti ka rënë, nuk funksionon asgjë.
Vetëm për dorëheqje, për dorëheqje jemi të gjithë këtu, për dialog asnjëri.
© SYRI.net