Çitaku-Trendafilovës: Nën drejtimin tuaj, Specialja e ka cenuar rëndë besimin në drejtësi

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, duke kritikuar mënyrën e drejtimit të kësaj gjykate dhe duke kërkuar më shumë transparencë dhe llogaridhënie.

Përmes një reagimi publik, Çitaku ka vlerësuar se një video-adresim pa mundësi për pyetje nga gazetarët nuk u jep përgjigje shqetësimeve të ngritura ndër vite lidhur me punën e Gjykatës Speciale.

“Nën drejtimin tuaj, Specialja e ka cenuar rëndë besimin në drejtësi. Një proces i padrejtë, mungesë transparence, llogaridhënie e pamjaftueshme dhe mangësi serioze në mbikëqyrje. Shqetësimet e ekspertëve ndërkombëtarë për barazinë e palëve, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe monitorimin e pavarur kërkojnë përgjigje konkrete. Ju na ofroni deklarata vetëlavdëruese”, ka shkruar nënkryetarja e Kuvendit.

“Pavarësia nuk ju vendos mbi ligjin. Prejardhja ndërkombëtare e gjyqtarëve nuk është certifikatë pagabueshmërie”, ka shkruar Çitaku, duke kërkuar që Trendafilova të përballet me gazetarët dhe t’u përgjigjet pyetjeve të vështira.

Sipas saj, kritikat ndaj Gjykatës Speciale nuk mund të cilësohen thjesht si dezinformim, por duhet të marrin përgjigje konkrete dhe të trajtohen me seriozitet.

Çitaku ka theksuar gjithashtu se përgjegjësia për mënyrën e drejtimit të gjykatës bie edhe mbi kryetaren e saj, duke kërkuar llogaridhënie për vendimet dhe funksionimin e institucionit.

Deputetja ka bërë të ditur se Kosova do të vazhdojë të mbështesë mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelit dhe do të kundërshtojë, sipas saj, çdo padrejtësi përmes mjeteve ligjore dhe institucionale.

“Kërkojmë drejtësi për çlirimtarët! Sepse padrejtësia nuk bëhet drejtësi vetëm pse shqiptohet në Hagë”, ka shkruar ajo.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika