Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Pandeli Carapuli sipas dosjes së SPAK është biznesmeni i lidhur me ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.
Kjo e fundit ka përfituar një vile luksoze nga Pandeli Carapuli që sipas SPAK duket se është dhënë në këmbim të një tenderi të përfituar nga Balluku në kohën kur kjo e fundit drejtonte AlbControll.
Kujtojmë po ashtu se pak muaj më parë SPAK i komunikoi edhe akuzën sipërmarrësit Carapuli, i cili u mor nën hetim për pastrim parash.












