Policia e Durrësit kap 36-vjeçarin e kërkuar, ishte dënuar me mbi 3 vite burg për drogë

20/10/2026 12:23

Një 36-vjeçar i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve është arrestuar në Durrës.

Shtetasi me inicialet J. K., banues në Kavajë, ishte shpallur në kërkim nga policia, ndërsa u lokalizua dhe u vu në pranga pas sigurimit të informacioneve për vendndodhjen e tij. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

“I dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari i shpallur në kërkim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i veprimeve të shpejta policore të kryera pas sigurimit të informacioneve për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-J. K., 36 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.

Top Channel