Vrau me armë zjarri 2 vëllezërit në Kamëz dhe plagosi një tjetër, zbardhet dëshmia e 40-vjeçarit: Më goditën prindërit

20 Tetor 2026 | 12:26

Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, 40-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve, Selam dhe Nazmi Islamaj, si dhe plagosjen e Shefqet Islamajt, në ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Kamëz.

Sipas burimeve të Euronews Albania, Manzi ka deklaruar para hetuesve se konflikti nisi për shkak të punimeve që po kryenin vëllezërit Islamaj. Ai pretendon se ishte shqetësuar nga kalimi i betonieres përpara banesës së tij dhe u kishte kërkuar atyre të përdornin një rrugë alternative.

Sipas dëshmisë së tij, automjetet e rënda duhej të kryenin disa manovra për të kaluar në atë zonë, ndërsa kërkesa e tij ishte kundërshtuar nga vëllezërit.

40-vjeçari ka pretenduar gjithashtu se Shefqet Islamaj kishte shtyrë dhe goditur prindërit e tij. Pasi mësoi për këtë ngjarje, Manzi deklaron se ka goditur Shefqet Islamajn, ndërsa më pas në konflikt janë përfshirë edhe dy vëllezërit e tij.

Përplasja ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas versionit të dhënë prej tij, Manzi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar ndaj vëllezërve.

Si pasojë e të shtënave, Selam dhe Nazmi Islamaj humbën jetën, ndërsa Shefqet Islamaj mbeti i plagosur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle telefonash pa vendim gjykate, pretendime për dhunë ndaj të miturve, Avokati i Popullit publikon gjetjet pas protestës

Institucioni i Avokatit të Popullit paraqiti të martën gjetjet e institucionit gjatë 24 orëve të fundit të protestës në Tiranë. Ahmet Prençi, drejtues i MKPT...
12:14 | 20/10/2026

Tubimi para Kryeministrisë, studentë të tjerë i bashkohen protestës

Në Tiranë ka nisur dita e tetë e protestës së studentëve, të cilëve të martën iu janë bashkuar edhe pedagogët. Rreth orës 10:00 studentët dhe...
12:00 | 20/10/2026

Refuzuan ftesën për dialog, protestuesit ngjisin në muret e Kryeministrisë foto nga përplasjet me policinë (VIDEO)

Vijon të mbetet e qetë protesta e studentëve, të cilëve këtë të martë u janë bashkuar edhe pedagogët. Gjatë qëndrimit të tyre përpara Kryeministrisë, një...
11:56 | 20/10/2026