Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 8-të e revoltës/ Studentët e Mjeksisë bashkohem me pedagogët dhe kolegët e polititeknikumit te Kryeministria

Pedagogë, shkrimtarë e prindër u bashkohen studentëve në protestë

Pedagogë, shkrimtarë e prindër u bashkohen studentëve në protestë

12:22, 20/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Përdorimi i dhunës e ka zhdukur dialogun!”. Pedagogët refuzojnë lutja e kryeministrit Rama për bisedime, por i bëjnë thirrje për dorëheqje dhe ndalimin e dhunës policore ndaj studentëve të tyre"

Qindra pedagogë nga universitete të ndryshme të vendit iu bashkuan të martën studentëve në protestën e tyre duke kërkuar ndalimin e dhunës policore ndaj të rinjve që ka shënuar nivele shqetësuese proporcionale në ditët e fundit.

Njëzëri ata I bën thirrje qeverisë të ndalojë dhunën jopropocionale të ushtruar nga policia e shtetit ndaj të rinjve në ditët e fundit gjatë demonstratave të studentëve, nxënësve dhe të rinjve në qytet.

Me thirrjet “dorëheqje” pedagogë, profesionistë të fushave të ndryshme, prindër e studentë nisën marshimin nga shkallët e universitetit Politeknik drejt kryeministrisë, në hapësirë që prej 7 ditësh mbrohet me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba manovër nga policia që nuk lejon protestuesit të afrohen.

Në një peticion të shpërndarë online, i inciuar nga Forumi Dialogut Politik, 1350 pedagogë firmosën një deklaratë të përbashkët ku i bënin thirrje kryeministrit Edi Rama që të dëgjojë kërkesat e studentëve dhe t’i hapë rrugë paqëtimit të vendit.

“Kërkojmë dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie kujdestare, e cila të sigurojë stabilitetin institucional, qetësimin e situatës dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve”- është një nga kërkesat e pedagogëve.

Ata u përballën në shkallët e kryeministrisë m disa karrige me shënimet ‘dialog’ të vendosura nga kryeministri Rama.

Rama kishte nxjerrë drejtoreshën e Agjencisë për Media e Informim, Manjola Hasa, e cila në formë lutëse u kërkonte pedagogëve të pranonin të uleshin me kryeministrin, por akti I saj u cilësua si provokim nga pedagogët.

“Largohu që këtu, se provokon protestën”, iu përgjigj pedagogu Aleksandër Kovaçi I cili është dhe drejtues i Sindikatës së Pedagogëve.

Ai tha për mediat se “përdorimi i dhunës e ka zhdukur dialogun”.

“Njerëzit kanë 5 muaj që po protestojnë, dhe nuk ka asnjë lloj dialogu. Sot nuk është kohë për dialog, është koha për dorëheqje dhe ato karrige janë për tu thyer”- shtoi Kovaçi.

Pedagogët kërkuan distancim nga përdorimi i dhunës nga protestuesit, por dënuan dhunën policore si jopropocionale dhe bënë apel që të ndalohej përdorimi i saj ndaj të rinjve.

Poetja dhe botuesja Rita Petro tha për mediat se i ishte bashkuar këtij tubimi për të shprehur qëndrimin e saj kundër dhunës. Por, shtoi ajo, “të rinjtë janë më të pambrojturit, kështu që më tepër do të jemi në anën e të rinjve” .

Artisti Ardian Isufi, pedagog i Akademisë së Arteve, shprehu distancimin nga çdo akt dhune, por shtoi se dhuna e ushtruar ndaj të rinjve ishte e paimagjinueshme për një vend të Europës.

“Shteti duhet të jetë i kujdesshëm para rinisë tonë që janë ngritur për të drejtat e tyre “- tha Isufi, duke apeluar për strategji të re kombëtare për arsimin.

Një tjetër pedagog bëri thirrje që të të gjithë akademikët duhet të jenë në mbështetje të studentëve dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet sot më shumë se kurrë

“Çdo akt i dhunshëm është i dënueshëm, por në revolta popullore do të ketë përshkallëzim nga ana e protestuesve”- tha ai duke shtuar se “përdorimi joproporcional i forcës nga policia është vepër penale shumë e rëndë”./Reporter.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco