Pedagogia që iu bashkua protestës deklaroi se studentët nuk janë vetëm, pasi, pas tyre qëndron i gjithë populli shqiptar.
Ajo lëshoi akuza të forta ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar dhunën si vegël në duart e tij dhe duke vënë në pikëpyetje 800 votat e përmendura prej saj.
Pedagogia denoncoi gjendjen në shëndetësi, arsim dhe drejtësi, duke theksuar se të rinjtë janë shpresa për ndryshimin politik dhe ekonomik të vendit.
“Janë vegla në duart e një të çmenduri që nuk po pyet se ku po e çon këtë popull”, u shpreh ajo.
Fjala e saj:
Kam dalë me studentët në 2018, që i masakruan, nuk ju dhanë asnjë lloj përgjigjeje, me pedagogë në 2023. Nuk janë vetëm studentët, është i gjithë populli shqiptar me ta. Mos kujtoni se janë vetëm, edhe ata që rrinë në shtëpi janë të gjithë me ta.
Nuk ka nevojë të na e përplasin atë kartonin e 800 votave dhe t’i bashkëngjisin kartonin e 800 votave raportin e OSBE/ODIHR-it, dhe tregon vetë çfarë 800 votash janë ato. Por, nëse është burrë, le t’i provojë sot ato 800 vota dhe ta shohë sot se ku është.
Është e tmerrshme, kanë kaluar çdo lloj protokolli të lejueshëm, kanë kaluar çdo lloj humanizmi njerëzor. Janë vegla në duart e një të çmenduri që nuk po pyet se ku po e çon këtë popull. Ajo që të frymëzon sot janë këta të rinj, të cilët janë shpresa jonë, që kanë fytyrë dhe kanë emër tashmë. Ata po nxjerrin edhe ato shpresa të shtypura, të cilat për vite me radhë kanë duruar dhunën patologjike të ushtruar.
Dhe ky realitet që po na ofron, po na thotë që ne vërtet kemi shpresë, të cilët vijnë me deklarata të qarta për ndryshim politik dhe ekonomik, sepse të gjitha janë kërkesa politike të thelbit. Kemi një shëndetësi të shkatërruar, kemi një arsim të dekonstruktuar, kemi një gjyqësor të diskutueshëm.
Kemi akoma pronarë pa prona dhe ata që tunden në kolltukët e vet me një nihilizëm ekstrem. Po ku jemi këtu, me një patologji ekstreme?
© SYRI.net