Bufon për Juventusin: Nëse ndërron 5 trajnerë në 4 vite, problemi s’mund të jetë vetëm trajneri

20 Tetor 2026
12:42
Alfred Lleshi
back button

Gianluigi Buffon, ish-portieri dhe drejtuesi i delegacionit të kombëtares italiane, foli për “Gazzetta dello Sport” mbi Juventusin, Luciano Spallettin, Gennaro Gattuson dhe Lazion.

Për Gattuson tha: “E kisha sugjeruar, por nuk e zgjodha unë. E dija se, me kaq pak kohë në dispozicion, do të krijonte marrëdhënie me skuadrën dhe ndjenjën e përkatësisë. Është trajner kompetent. Kam pasur 9 trajnerë kombëtaresh, ndaj e njoh këtë punë”.

Për Lazion: “Skuadra është rigjallëruar. Tani beson te vetja dhe argëtohet. Nëse përfundon mes shtatë të parave, do të jetë sukses i madh; mes gjashtë të parave, edhe më i madh”.

Për eliminimin në Zenicë: “Të luash në transfertë kundër Bosnjës, me 10 lojtarë për 80 minuta dhe pasi humb tri raste, a mund të quhet katastrofë? Pas penalltive flasin për dështim. Nuk ka kuptim të gjykosh kështu”.

Për Juventusin: “Nëse largon Yildiz, Locatelli, Thuram, Ekhator, Milik dhe Grabara, është sikur Italisë t’i mungonin Cannavaro, Buffon, Totti, Nesta dhe Pirlo. Nëse ndërron 5 trajnerë në 4 vite, problemi nuk mund të jetë gjithmonë vetëm trajneri”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit