Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, mblodhi Grupin Parlamentar të Partisë Socialistë në një kohë kur vendi është përfshirë në protestave masive, ku studentë dhe të rinj i kërkojnë kreut të qeverisë dorëheqjen.
Po ashtu edhe shumë ekspononte të PS, aktivë ose jo kanë shprehur hapur qëndrimin kundër kryeministrit Rama.
Të lidhura
None found
Mësohet se në mbledhjen e sotme të grupit socialist nuk ka qenë e pranishme vetëm Elisa Spiropali, e cila pak ditë më parë iu drejtua Edi Ramës me një letër të hapur, ku i kërkonte zgjidhje politike për situatën e krijuar, pas protestave studentore.
Në mesazhin e saj, Spiropali i bëri thirrje Ramës të mos fshihej pas shumicës parlamentare, duke nënvizuar nevojën për përgjegjësi politike dhe reflektim përballë zhvillimeve në vend.
Po ashtu mësohet se Rama në fjalimin e tij, u ka kërkuar deputetëve socialistë të vijojnë punën dhe të mbajnë kontakte të vazhdueshme me qytetarët, për të dëgjuar nga afër pakënaqësitë e tyre.
Sipas Ramës, mosdalja e deputetëve në terren po krijon idenë në perceptimin publik sikur ata janë fshehur për shkak të protestave.







