Kryeministri Edi Rama nxorri simbolikisht disa karrige në bulevardin Dëshmorët e Kombit për të ftuar në dialog studentët. Ftesa nuk ishte e hapur dhe për të gjithë. Ftes e Ramës u refuzua pak orë më vonë, kur përballë Kryeministrisë u tubuan pedagogë, studentë dhe qytetarë, që kërkuan dorëheqjen e tij.