E martë, 20 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Konflikt mes katër personave në Gjirokastër, një i lënduar me thikë

Një konflikt mes katër personave në Gjirokastër ka përfunduar me plagosjen e një 43-vjeçari me thikë.

Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, ku, pas një sherri për motive të dobëta, një 20-vjeçar ka nxjerrë thikën dhe ka dëmtuar 43-vjeçarin.

Reklamë

I riu është arrestuar nga policia, ndërsa i plagosuri është transportuar në spitalin e Gjirokastrës. Sipas policisë, 43-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 43-vjeçarin e plagosur dhe një person tjetër të përfshirë në konflikt.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme hetimore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.