Rama shqyrton uljen e moshës për përgjegjësi penale dhe mundësinë e kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

20 Tetor 2026 | 09:37

Kryeministri Edi Rama, paralajmëroi masa penale dhe administrative ndaj personave që kanë shkaktuar dëme gjatë protestave të ditëve të fundit, ndërsa tha se qeveria po shqyrton edhe mundësinë e kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16-vjeçare.

Që nga 13 tetori, mijëra njerëz kanë protestuar fillimisht në Tiranë e pastaj edhe në qytete të tjera, nxitur nga pakënaqësitë e studentëve për kostot e arsimit, kushtet në universitete dhe mungesën e perspektivës ekonomike.

Protestat u zgjeruan shpejt, duke përfshirë qytetarë që kundërshtojnë koston e jetesës, korrupsionin dhe mënyrën e qeverisjes. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe të qeverisë së tij.

Por, pavarësisht protestave dhe kërkesave për dorëheqje, Rama nuk dha asnjë sinjal se do të tërhiqet nga posti. Ai tha se është i gatshëm të dëgjojë edhe qytetarët që kërkojnë largimin e tij, por këmbënguli se ndryshimet politike nuk mund të imponohen përmes dhunës.

Si ftesë për dialog, të martën, ai vendosi disa fleta me mbishkrimin “DIALOG” në disa karrige para objektit të Kryeministrisë në Tiranë. Këto karrige u rrëzuan nga protestues pak orë më vonë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U erdhi në ndihmë tre të huajve për të kaluar drejt Malit të Zi, arrestohet 44-vjeçari në Han të Hotit

Një 44-vjeçar është vënë në pranga këtë të martë nga Policia e Shkodrës, pasi u kap duke ndihmuar disa shtetas të huaj për të kaluar...
12:59 | 20/10/2026

Vrau me armë zjarri 2 vëllezërit në Kamëz dhe plagosi një tjetër, zbardhet dëshmia e 40-vjeçarit: Më goditën prindërit

Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, 40-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve, Selam dhe Nazmi Islamaj, si dhe plagosjen e Shefqet Islamajt, në...
12:26 | 20/10/2026

Kontrolle telefonash pa vendim gjykate, pretendime për dhunë ndaj të miturve, Avokati i Popullit publikon gjetjet pas protestës

Institucioni i Avokatit të Popullit paraqiti të martën gjetjet e institucionit gjatë 24 orëve të fundit të protestës në Tiranë. Ahmet Prençi, drejtues i MKPT...
12:14 | 20/10/2026