
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për standarde të dyfishta në qëndrimin ndaj protestuesve dhe personave të përfshirë në korrupsion apo shpërdorim detyre.
Gjatë fjalës së saj në protestën e studentëve, Zhupa deklaroi se të rinjtë nuk po tërhiqen përballë presionit dhe paralajmërimeve të kryeministrit.
Sipas saj, Rama po përdor kërcënimin me burg ndaj të miturve që kanë dalë për të protestuar, ndërkohë që më herët sipas deputetes demokrate, kishte mbështetur ndryshime ligjore që lidhen me dënimet për korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës.
Reagimi i plotë
Kush sakrifikon lirinë për pak siguri, i humbet të dyja dhe nuk e meriton asnjërën. Ky është thelbi i protestës së studentëve, të cilët nuk tërhiqen nga kërcënimet e Edi Ramës për sigurinë e tyre, për lëvizjen e tyre apo për burgun që i tregoi sot të gjithë të miturve.
I njëjti kryeministër që para 10 ditësh tha të heqin burgun për ata që vjedhin, për ata që shpërdorojnë detyrën, për ata që bëjnë korrupsion. Sot kërcënonte fëmijët e shqiptarëve pse protestojnë.
Më të shumtë të jemi në shesh, më të shumtë do të jemi. Rama, jep dorëheqjen! Fundi yt është shumë i shpejtë.
