U erdhi në ndihmë tre të huajve për të kaluar drejt Malit të Zi, arrestohet 44-vjeçari në Han të Hotit

20 Tetor 2026 | 12:59

Një 44-vjeçar është vënë në pranga këtë të martë nga Policia e Shkodrës, pasi u kap duke ndihmuar disa shtetas të huaj për të kaluar kufirin.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë Gj. U., 44 vjeç, i cili u kap në afërsi të PKK-së Hani i Hotit, duke transportuar me automjet tre shtetas të huaj që synonin të kalonin ilegalisht në territorin e Malit të Zi.

Njoftimi i plotë i policsë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Shkodër, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Destinationi”.    

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. U., 44 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, në rrugën nacionale pranë PKK Hani i Hotit, duke transportuar me automjetin e tij, 3 shtetas me origjinë afrikane, që synonin të kalonin ilegalisht në territorin e Malit të Zi. 3 shtetasit e huaj nuk dispononin dokumente identifikimi dhe dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau me armë zjarri 2 vëllezërit në Kamëz dhe plagosi një tjetër, zbardhet dëshmia e 40-vjeçarit: Më goditën prindërit

Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, 40-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve, Selam dhe Nazmi Islamaj, si dhe plagosjen e Shefqet Islamajt, në...
12:26 | 20/10/2026

Kontrolle telefonash pa vendim gjykate, pretendime për dhunë ndaj të miturve, Avokati i Popullit publikon gjetjet pas protestës

Institucioni i Avokatit të Popullit paraqiti të martën gjetjet e institucionit gjatë 24 orëve të fundit të protestës në Tiranë. Ahmet Prençi, drejtues i MKPT...
12:14 | 20/10/2026

Tubimi para Kryeministrisë, studentë të tjerë i bashkohen protestës

Në Tiranë ka nisur dita e tetë e protestës së studentëve, të cilëve të martën iu janë bashkuar edhe pedagogët. Rreth orës 10:00 studentët dhe...
12:00 | 20/10/2026