Një aktivist ka foluar nga protesta studentore para kryeministrisë për Syri TV me gazetaren Margarita Mhillka, ku ka theksuar ndër të tjera se dhuna policore është përgjegjësi direkte e kryeministrit. Ai e cilësoi dhunën të pajustifikueshme, duke e cilësuar se fëmijët dhe student po i rrëh Edi Rama.
“Jam aktivist dhe angazhohem prej vitesh për drejtësi sociale, për drejtësi shoqërore dhe kundër shtypjes e cila ësthë sistemore. Kjo dhunë ësthë e pajustifikueshme dhe tregon që kjo dhunë që po ushtrohet nga Policia e Shtetit, në fakt nuk është policia, por është Edi Rama që po gjuan me shkopa gome fëmijët, po rreh me shkopa gome njerëz që janë të pambrojtur dhe është pikërisht Edi Rama shkaktari i gjithë kësaj dhume të madhe.
Mos harrojmë, protestuam 135 ditë në mënyrë paqësore, përveçse nuk morëm asnjë përgjigjë nga mbrapa morëm tallje dhe kalimi në një revoltë të madhe shoqërore ishte domosdoshmëri, nuk ishte dëshirë.
Kemi të bëjmë me një kryeministër arrogant, i kapur nga krimi dhe oligarkia edhe kanë ndodhur këto lloj revoltash. Vazhdoj ta theksoj për çdo dëm të shkaktuar në qytet, për çdo dëm moral, për çdo dëm moral, fizik dhe psikologjik të shkaktuar tek nxënësit dhe protestuesit fajtor ësthë Edi Rama.”,- u shpreh aktivisti.
© SYRI.net