Kalaja e Kastërcit, e njohur edhe si Hisari i Kastërcit, është një nga lokalitetet arkeologjike me rëndësi për trashëgiminë kulturore të Suharekës.

Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Suharekë ka vënë në pah rëndësinë e këtij lokaliteti, i cili ndodhet rreth 12 kilometra në veriperëndim të qytetit, në zonën e Kastërcit.


Sipas drejtorisë, kalaja përfaqëson një dëshmi të historisë së kësaj ane dhe ka potencial të zhvillohet në një pikë të rëndësishme të turizmit kulturor dhe arkeologjik.

Përmes promovimit të këtij lokaliteti, synohet që trashëgimia historike e Suharekës të bëhet më e njohur për qytetarët, vizitorët, studiuesit dhe brezat e rinj.

Drejtoria e ka vlerësuar Kalanë e Kastërcit si një pasuri që mund të kontribuojë në promovimin e historisë dhe trashëgimisë kulturore të komunës. /Telegrafi/