Studentët janë bashkuar sërish në ditën e 8 të protestë së tyre në Kryeqytet. Sot ka patur solidarizim të madh edhe nga pedagogët. Ndërkohë rinia studentore ka refuzuar karriget për dialog të Edi Ramës. Ata këmbëngulin në dorëheqjen e tij. Thirrje për të cilën kanë edhe mbështetjen e mijëra qytetarëve të tjerë.
Protestuesi: I bashkohemi thirrjes së studentëve, për të drejtat tona dhe për të drejtat e të gjithë shqiptarëve.
Nuk mund të ketë dialog, nga ajo që kemi parë në televizor dhe që kemi përjetuar në shesh. Skena të dhunshme, janë të drjtpërdrejta. Nuk mund të këtë një anashkalim nga ana e pdegoqëve apo për të kërkuar nga studentët një dialog me kryeministrin
Duke e parë që nuk u arrit asnjë gjë më 4 muaj protestë. Duke e parë që studentët po kërkojnë të drejtat e tyre dhe po ikën rinia, ne si familjarë kërkojmë një të ardhme me të mirë për fëmijët tanë. Jemi me studentët me pedagogët
© SYRI.net