Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, ku i janë komunikuar zyrtarisht akuzat. SPAK ka njoftuar se Balluku është marrë e pandehur për 'korrupsion' në 2 raste, 'pastrim parash' në 2 raste, 'shkeje të barazisë në tendera' në 9 raste dhe 'fshehje pasurie' në 2 raste. Pra mbi Ballukun rëndojnë 5 akuza (pasi 2 rastet e korrupsionit klasifikohen në akuza të ndryshme) për 15 raste shkeljesh.
"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar sot, më 20.10.2026, të pandehurës Belinda Balluku akuzat përfundimtare për veprat penale të mëposhtme:
• “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (nëntë herë), parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
• “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
• “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
• “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, (dy herë), parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i 2-të i Kodit Penal.
• “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “b” i Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal (për dy pasuri të paluajtshme).
Prokuroria e Posaçme po vijon veprime konkrete procedurale për t’i komunikuar akuzat edhe personave të përfshirë në të njëjtën çështje penale. Detaje të tjera do të bëhen të ditura në një moment të mëvonshëm", thuhet në njoftimin e SPAK.
Balluku u paraqit në SPAK bashkë me avokatin e saj, Ardian Kalia dhe qëndruan atje përreth 30 minuta. Në momentin që ata kanë shkuar në Prokurorinë e Posaçme, në ambientet e jashtme është vënë re një prani e madhe e forcave të Policisë.
‘Jemi në fazë hetimesh, do të ketë dhe një zgjatje’, mësohet të ketë thënë avokati i Ballukut gjatë paraqitjes në SPAK, duke nënkuptuar se Prokuroria e Posaçme ka zgjatur hetimet ndaj Ballukut.
Po ashtu në SPAK ditën e sotme është paraqitur edhe biznesmeni Pandeli Carapuli, bashkë me avokatin e tij, të cilit i është komunikuar akuza për ‘pastrim parash’.
Carapuli dyshohet se i dha ish-zv. kryeministres ryshfet një vilë luksoze në fshatin Gjilekë, Dhërmi, pasi Belinda Balluku e favorizoi në tenderin 1 milionë eurosh kur ishte drejtoreshë e Albcontrol. Për fshehjen e vilës Balluku përdori ish-futbollistin Igli Tare, i cili po ashtu është marrë person në hetim.
Më herët Balluku ishte marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera te Unaza e Madhe dhe Tuneli i Llogarasë. Po ashtu ajo ka qenë nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, vepra për të cilat u mor sot zyrtarisht e pandehur.
SPAK i sekuestroi Ballukut 2 vila, një në Dhërmi dhe një në Palasë, të cilat dyshohet se ishin fshehur nën emrin e ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tare. Vilën në Palasë, e cila ishte një vilë super-luksoze, sipas hetimeve të SPAK, Balluku e kishte marrë në formë ryshfeti për dhënien e tenderave, në kohën kur drejtonte Autoritetin Civil.
Lajm në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për standarde të dyfishta në raport me drejtësinë.
Referuar rastit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila u mor sot zyrtarisht e pandehur për ‘korrupsion’, ‘pastrim parash’, ‘fshehje pasurie’ dhe ‘shkelje të barazisë në tendera’, Bardhi shprehet se Rama kërkon që të mbajë në Kuvend zyrtarët e korruptuar dhe të burgosë të rinjtë që protestojnë.
Reagimi i Bardhit vjen po ashtu pasi kryeministri Rama propozoi uljen e moshës për dënimin penal. Ai thekson se Balluku vijon të jetë e lirë, ndërsa studentë dhe të rinj janë arrestuar pas protestave.
Sipas tij, kjo situatë përbën përmbysje të parimeve të drejtësisë dhe mungesë të barazisë përpara ligjit.
Në fund të reagimit, Bardhi kërkon lirimin e studentëve të arrestuar dhe prangosjen e Ballukut.
Reagimi i Bardhit:
Edi Rama propozon që të korruptuarit t’i mbajmë në Kuvend, ndërsa fëmijët t’i fusim në burg! Kjo është përmbysje e çdo vlere dhe e çdo parimi të drejtësisë. Çmenduria ka emër: Edi Rama!
Belinda Balluku është marrë sot e pandehur nga SPAK për 15 krime, ndër më të rëndat e parashikuara nga Kodi Penal.
Konkretisht:
* “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (nëntë herë).
* “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
* “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.
* “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive dhe i interesave privatë nga personat e zgjedhur dhe nëpunësit publikë, ose nga çdo person tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” (dy herë).
* “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” (në lidhje me dy pasuri të paluajtshme).
Por, ndërsa përballet me këto akuza, Belinda Balluku vazhdon të lëvizë e lirë. Nuk është në burg!
Ndërkohë, fëmijët, studentët dhe të rinjtë përfundojnë në burg sepse protestojnë dhe kërkojnë drejtësi. Sepse refuzojnë korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës dhe kërkojnë llogaridhënie për veprimet e tij dhe të Belinda Ballukut.
Lironi studentët! Arrestoni Belinda Ballukun!
-
Urgjent kërkesa për arrestim në Kuvend! Me akuzën e korrupsionit le ta mbaj Rama nëse do, se me një këmbë në greminë është.
Përgjigju -
Rama duhet ta kishte dorzuar me pare kete e gysin
Përgjigju -
Bela, pjeshka e klaneve kriminale. Po akoma nuk u ngope duke u shkepur o bela?
Përgjigju -
rama beri reforma te thella ky esht risultati do sdo duhet be shtet te korruptuarit te kapen
Përgjigju-
Ishte inisjativa e Rames per te bere shtet dhe pa reformen ne drejtesi nuk krijohet shteti .Rama tani nuk duhet tu a lere ne dore amerikes dhe BE duhet te veproj qeveria , ti pushoje te gjith keta antishqiptar qe nuk zbatojne ligjin te viren perpara drejtesise .
-









Komente
Komento