Opozita ka reaguar pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama për dialog me studentët, pas shtatë ditësh protestash të dhunshme. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, e krahasoi Ramën me presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko, duke thënë se diktatorët kërkojnë të fitojnë kohë dhe jo të zgjidhin problemet.
Bardhi e akuzoi kryeministrin për kërcënime ndaj studentëve, të rinjve dhe prindërve të tyre. Sipas tij, diktatorët veprojnë njësoj, përmes frikësimit, dhunës dhe presionit.
“Rama si Lukashenko, diktatorët janë njësoj! Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë, jo zgjidhje. Ata vjedhin zgjedhjet njësoj. Dhunojnë njësoj. Kërcënojnë njësoj. Edhe fundin e kanë të njëjtë”, shkroi Bardhi.
Edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku reagoi ndaj kryeministrit, pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist në Kryesinë e Kuvendit. Ajo e cilësoi Ramën një kryeministër në ikje, që sipas saj, ka frikë nga qytetarët.
“Një kryeministër në ikje, që rrethohet nga qindra policë sepse ka frikë nga populli, ka shkuar sot në Kryesinë e Kuvendit për të mbledhur grupin parlamentar të PS-së. Deputetët e tij kanë një javë në «arrest shtëpie», sepse Shqipëria nuk i do më. Kot lodhet! Koha e tij ka përfunduar”, shkroi Tabaku.

Ilir Meta ka dalë në mbështetje të protestës së një grupi pedagogësh në Tiranë, mes të cilëve ishin edhe vajza dhe dhëndri i Sali Berishës, Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi, si dhe figura të tjera të lidhura me PD-në.
Në një postim nga burgu, aleati politik i Berishës e ka cilësuar tubimin një “demonstrim të shkëlqyer të ndërgjegjes shoqërore”, duke falënderuar pjesëmarrësit dhe duke bërë thirrje për mbështetjen e tyre.
Protesta e grupit të pedagogëve u zhvillua pas ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog. Pjesëmarrësit marshuan drejt Kryeministrisë, ku përmbysën karriget e vendosura për dialog dhe grisën pankartat me këtë mbishkrim, ndërsa kërkuan dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Postimi i plotë i Ilir Metës:
“Protesta e pedagogëve është një demonstrim i shkëlqyer i ndërgjegjes shoqërore të nivelit më të lartë! Mirënjohje të përzemërt për guximin, dinjitetin dhe zërin e fuqishëm të pedagogëve në mbrojtje të Arsimit, kundër zbrazjes së auditoreve dhe shpopullimit dramatik të Shqipërisë nga të rinjtë. Të mbështesim pedagogët, gjimnazistët, të rinjtë dhe të gjithë fëmijët e Shqipërisë për një arsim cilësor dhe dinjitoz, për një Atdhe të përparuar të njerëzve të ditur. PA RINI NUK KA SHQIPËRI!”
Thirrja e kryeministrit Edi Rama për dialog, pas shtatë ditësh protestash të shoqëruara me përplasje dhe akte dhune, është kundërshtuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili e ka krahasuar Ramën me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.
“Rama si Lukashenko! Diktatorët janë njësoj!”, shkruan Bardhi në një reagim të shkurtër në rrjete sociale.
Sipas deputetit demokrat, ftesat për dialog të Ramës nuk kanë për qëllim zgjidhjen e problemeve, por fitimin e kohës.
Në reagimin e tij Bardhi hedh gjithashtu akuza për vjedhje zgjedhjesh, dhunë dhe kërcënime, duke pretenduar se Rama dhe Lukashenko veprojnë njësoj por edhe fundin e kanë të njëjtë
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
“RAMA SI LUKASHENKO!
DIKTATORËT JANË NJËSOJ!
Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë, jo zgjidhje. Ata vjedhin zgjedhjet njësoj. Dhunojnë njësoj. Kërcënojnë njësoj. Edhe fundin e kanë të njëjtë.”
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS në Kryesinë e Kuvendit.
Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Tabaku ka shkruar se kryeministri Edi Rama rrethohet nga qindra policë, sepse ka frikë nga populli.
Duke theksuar se koha e kryeministrit Rama ka përfunduar, Tabaku tha se deputetët e tij gjatë kësaj jave janë në ‘arrest shtëpie’, sepse sipas saj, populli nuk i do më.
Reagimi i Tabakut:
Një kryeministër në ikje, që rrethohet nga qindra policë sepse ka frikë nga populli, ka shkuar sot në Kryesinë e Kuvendit për të mbledhur grupin parlamentar të PS-së.
Deputetët e tij kanë një javë në «arrest shtëpie», sepse Shqipëria nuk i do më.
Kot lodhet! Koha e tij ka përfunduar
-
Sude hajdutja Tabaku Turdiu nuk ngopet nga e keqja dhe gjithe bota te digjet kjo prap te krevati Berishes do flej se jane bashkpuntore te ngusht ne krime e ne grabitje! Sudeeee tradhetareeee ke kapur fundin o kriminele qe po djeg Shqiperin bashk me kete kriminelin me syze!!
Përgjigju









Komente
Komento