Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialistë mëngjesin e kësaj të marte.
Bëhet me dije se në mbledhjen e sotme të grupit nuk ka qenë e pranishme deputetja Elisa Spiropali, e cila pak ditë më parë iu drejtua Edi Ramës me një letër të hapur, ku i kërkonte zgjidhje politike për situatën e krijuar, pas protestave studentore.
Arsyeja e mungesës së Spiropalit në mbledhje ende nuk dihet, ndërkohë mbledhja vjen në një kohë kur vendi është përfshirë në protestave masive.
Rama në fjalimin e tij u ka kërkuar deputetëve socialistë të vijojnë punën dhe të mbajnë kontakte të vazhdueshme me qytetarët, për të dëgjuar nga afër pakënaqësitë e tyre.
Sipas Ramës, mosdalja e deputetëve në terren po krijon idenë në perceptimin publik sikur ata janë fshehur për shkak të protestave.
“Populli ju kërkon te ‘Pasqyra’, atje ka heshtje. Heshtja po krijon konspiracionin se deputetët janë fshehur. Po çfarë më merreni me politikë në këto ditë?”, mësohet t’u ketë thënë Rama deputetëve socialistë.













